LifeStyle

A janë fantazitë tuaja s*ksuale normale? Eksperti zbulon pesë dëshirat më të errëta

Fantazitë seksuale shpesh herë janë konsideruar si tabu. Shumë njerëz mendojnë se dëshirat e tyre nuk duhet t’i shprehin pasi ndjejnë se janë të pazakonta.

Por, një ekspert ka zbuluar disa prej fantazive më të errëta seksuale.

Profesor Mark Griffiths, një ekspert i varësisë së sjelljeve në Universitetin Nottingham Trent, ka zbuluar dëshirat më të pazakonta që ka hasur.

“Fetish janë lloje të pazakonta të shprehjes seksuale që shpesh përshkruhen si devijime seksuale, perversione seksuale ose çrregullime të preferencave seksuale”, shpjegoi ai në një artikull për The Conversation.

Ndërsa duken të çuditshme ose shoqërisht të papranueshme për shumicën e njerëzve, profesor Griffiths argumenton se të tilla dëshira duhet të studiohen nga ekspertët.

Pesë dëshirat seksuale më të pazakonta:

1.Vorarefilia/Kanibalizmi

Aktori i Hollivudit, Armie Hammer, u kthye në kryefjalë të mediave në vitin 2021 pasi dyshohet se dërgoi mesazhe që përshkruanin dëshirat e tij kanibaliste.

Profesor Griffiths thotë se të jesh i eksituar nga kanibalizmi është shumë reale dhe e përhapur.

“Vorarephilia – ose “vore” – i referohet të qenit i ngacmuar seksualisht nga ideja për t’u ngrënë, për të ngrënë një person tjetër ose për të vëzhguar këtë proces për kënaqësi seksuale,” shpjegoi ai.

Profesor Griffiths sjell në vëmendje rastin e Armin Meiwes, i cili u dënua me burgim të përjetshëm pasi vrau dhe hëngri një burrë.

Pas postimit të njoftimeve në internet, Meiwes mori një përgjigje nga Bern Jurgen Brandes, i cili pranoi të nënshtrohej në këtë formë, thënë ndryshe të hahej (në kuptimin e parë të fjalës).

“Ata u takuan vetëm një herë. Meiwes ia kafshoi penisin Brandes, të cilin të dy e gatuan dhe e hëngrën,” tha profesor Griffiths.

Brandes u filmua duke u goditur me thikë për vdekje nga Meiwes në banjën e tij. Trupi më pas u ruajt që Meiwes ta hante.

Ndërsa Meiwes u dënua për vrasje, profesori Griffiths vëren se megjithëse disa dëshira janë të paligjshme, shumica nuk shkaktojnë probleme psikologjike ose të sjelljes kur ndodhin me pëlqimin e të rriturve.

2.Dakrifilia

Dacryphilia është një formë e zgjimit seksual duke parë dikë duke qarë dhe vjen në tre forma kryesore, sipas profesor Griffiths.

“Dakrifilët eksitohen nga dhembshuria ndaj dikujt tjetër.,” tha ai.

Dakrifilët dominantë ose të nënshtruar kënaqen seksualisht ose duke shkaktuar dhimbje te një partner i nënshtruar ose duke qarë si pasojë e një partneri dominues.

3.Eproktofilia

Duket shumë e çuditshme, por disa njerëz eksitohen nga aroma e çliruar nga gazrat.

Kjo dëshirë e pazakontë seksuale njihet si eproktofilia.

Profesor Griffith u ndesh për herë të parë me eproktofilinë në vitin 2013, kur takoi një 22-vjeçar.

Në shkollë, Brad ishte i dashuruar me një vajzë që lëshonte gazra në klasë dhe kjo ngjalli një interes të çuditshëm seksual brenda tij.

Më pas, në mesin e adoleshencës, Brad dëgjoi një mikun e tij të lëshonte gazra dhe filloi të fiksohej me këtë tingull.

“Ai vendosi një bast me shokun e tij dhe kush do të humbte i lindte e drejta të lëshonte gazra në fytyren e tjetrit për një javë,” tha profesor Griffith.

Ai vazhdoi të humbiste baste të tilla një herë në disa javë për rreth dy vjet.

4.Apotemnofilia

Apotemnofilia është zgjimi seksual i shkaktuar nga fantazia ose realiteti i të kryerit marrëdhënie seksuale me një të amputuar.

“Disa apotemnofilë mund të pretendojnë të jenë të amputuar,” tha profesor Griffith.

Por, për një pakicë, sjellja përfshin mashtrime obsesive për të bindur një kirurg të kryejë një amputim të panevojshëm mjekësor.

“Për shumicën e njerëzve, kjo mund të duket si një lloj mazokizmi, por studimet e rasteve sugjerojnë se nuk ka erotizim me bazë dhimbjen fizike, por vetëm të gjymtyrëve të amputuar të shëruar.”

5.Salirofilia

Së fundmi, profesor Griffith thekson salirofilinë, e cila është zgjimi seksual nga papastërtia.

Kjo mund të përfshijë grisjen ose dëmtimin e rrobave të tyre, mbulimin e tyre në baltë, ose prishjen e flokëve ose grimit, sipas ekspertit.

Në vitin 2019, profesor Griffith takoi Jeff (jo emri i tij i vërtetë) – një burrë 58-vjeçar me salirofili.

Kur ishte i ri, Jeff tregoi se donte të kryente marrëdhënie seksuale në vende të çuditshme dhe shumë të pista.

Dhe ndërsa ai kishte shpresuar të angazhohej në praktika salirofile, ishte e vështirë të gjente gra me të njëjtin mendim.

“Ai ishte gjithashtu një fans i shfaqjes televizive “Frea Factor”, në të cilën garuesit kryejnë sfida të vështira, të tilla si ngrënia e ushqimit të kalbur ose zhytja në ambiente të ndotura,” shtoi profesori Griffith. “Këto ishin një burim zgjimi seksual për Jeff-in.”, përfundon eksperti.