ShowBizzz

A janë ndarë Leo dhe Lela? Detajet që ngritën dyshimet

Mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe Leonard Gashi, janë të vërteta.

Çifti që u njoh dhe filloi lidhje brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3, kishte fituar shumë dashuri nga publiku, duke u cilësuar si një nga dyshet më të ëmbla e më të pëlqyera të edicionit.

Moneytizer Paragrafi 2

Prej disa ditësh, në rrjetet sociale kanë munguar postimet e përbashkëta të tyre, gjë që ka ndezur menjëherë thashethemet për një ndarje të mundshme, veçanërisht mes fansave të cilëve s’iu ikë asgjë!

Vulën e këtyre dyshimeve ja ka vënë fshirja e fotove të përbashkëta nga të dy profilet e tyre në Instagram, duke e bërë pothuajse të qartë se marrëdhënia mes tyre nuk është në ditët më të mira.

Moneytizer Paragrafi 4

Këtë herë, duket se situata është ndryshe. Asnjëri prej tyre nuk ka bërë ndonjë reagim zyrtar, por fshirja e fotove dhe heshtja e tyre flasin vetë.

Prive ka kontaktuar të dy protagonistët të cilët kanë zgjedhur heshtjen.

Megjithatë, kënga “Vuj” e Leos, ku në videoklip shfaqet edhe Lela, vazhdon të jetë ende në YouTube — ndoshta si kujtim i një periudhe të bukur që tashmë mund të ketë marrë fund.

Pavarësisht fshirjes së postimeve, ata ende ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, gjë që lë dyshime se ndarja ndoshta nuk është përfundimtare dhe mund të jetë vetëm një krizë momentale.

Por, nuk mungojnë as ata që mendojnë se e gjithë kjo mund të jenë një skenar për zhurmë.

A është kjo një lojë, krizë apo ndarje e vërtetë? Koha do të jetë treguesi më i mirë i kësaj pune, mirëpo, ku ka tym ka dhe zjarr!

Artikull i sponzorizuar



ks