Sot ka shpërthyer një incident i papritur që ka tërhequr vëmendjen e publikut në rrjetet sociale, pasi u publikua një video ku shihet se prezantuesi i njohur, Alaudin Hamiti, është sulmuar fizikisht. Në pamjet e shpërndara, duket qartë momenti kur një person i afrohet dhe e godet moderatorin në fytyrë.
Siç shihet dhe në pamjet e paraqitura më poshtë, moderatori fillimisht çuditet dhe më pas ngjitet me shpejtësi në banesën përballë, teksa ndjek me sy sulmuesin që largohet dhe prej aty thërret “a je bre normal ej”.
Deri më tani, identiteti i sulmuesit nuk është zbuluar, ndërsa nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare lidhur me gjendjen e shëndetit të Alaudin Hamiti apo motivet që qëndrojnë pas këtij incidenti.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak orë para transmetimit të programit kryesor të mbrëmjes në Big Brother VIP Kosova, ku Hamiti është moderator, gjë që e bën situatën edhe më të ndjeshme.
Për fansat dhe shikuesit e programit, pyetja kryesore mbetet: A do të reagojë Alaudin gjatë prime-it, apo ekipi i produksionit do të trajtojë ndryshe ngjarjen? Deri atëherë mbetet veç të presim…
Shumë fansa të moderatorit presin një shpjegim ose një mesazh nga vetë Hamiti, për të qetësuar situatën dhe për të sqaruar çdo keqkuptim.
