A njihni ata njerëz që hyjnë në një dhomë dhe të gjithë i vënë re, pa pasur nevojë të bëjnë shumë zhurmë? Nuk përpiqen të jenë në qendër të vëmendjes, nuk kërkojnë pëlqimin e të gjithëve, dhe megjithatë… duken si magnetë për respekt dhe autoritet.
Nëse kjo ju tingëllon familjare, ndoshta jeni ju ai person, dhe ka shumë mundësi që të keni një personalitet të fortë.
Por çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh një njeri me personalitet të fortë? Nuk bëhet fjalë për dominim, zë të lartë apo imponim. Bëhet fjalë për autenticitet, vetëbesim dhe qëndrueshmëri. Ja 7 shenjat që psikologët i lidhin me një personalitet të tillë:
1. I quan gjërat me emrin e tyre
Të pëlqen të thuash të vërtetën, edhe kur është e vështirë për t’u dëgjuar. Nuk të intereson të jesh “i pëlqyeshëm”, por i/e ndershëm/nd. Dhe në vend që të heshtësh për të shmangur debatet, zgjedh të flasësh – jo nga vrazhdësia, por sepse nuk e toleron padrejtësinë.
2. Di si të vendosësh kufij
Je i/e qartë për atë që lejon dhe nuk lejon në jetën tënde. E di të thuash “jo” dhe nuk ndihesh fajtor kur e bën këtë. Kufijtë e tu janë të vendosur jo për të larguar njerëzit, por për të ruajtur paqen tënde të brendshme.
3. Je i/e qëndrueshëm/e – dhe nuk thyhesh lehtë
Opinionet e të tjerëve mund të të ndikojnë, por nuk të përcaktojnë. Ti e di kush je dhe kjo të bën të fortë. Mund të rrëzohesh, por ringrihesh gjithmonë – dhe e bën këtë me dinjitet.
4. Nuk përpiqesh t’u pëlqesh të gjithëve
Ti nuk e ndryshon veten për të qenë “i pranueshëm”. Ke kuptuar që autenticiteti vlen më shumë se aprovimi. Ndonjëherë kjo do të thotë që disa njerëz nuk do të të kuptojnë – dhe kjo është në rregull.
5. Udhëheq pa e kërkuar këtë rol
Edhe pa e synuar, përfundon shpesh duke marrë drejtimin. Njerëzit kanë tendencë të ndjekin dikë që duket i/e vendosur, që reflekton qartësi dhe vetëbesim – dhe kjo të përshkruan ty.
6. Nuk të duhet validimi i vazhdueshëm
Nuk ke nevojë për lavdërime për të ndjerë vlerën tënde. Je i/e motivuar nga vetja dhe standardet që ke vendosur. Puna jote, zgjedhjet dhe qëllimet e tua nuk varen nga duartrokitjet e të tjerëve.
7. Po, je (pak) kokëfortë – dhe kjo është në rregull
Ndoshta nuk je gjithmonë fleksibël, por kjo ndodh sepse je i/e lidhur fort me parimet dhe bindjet e tua. Kur di se për çfarë qëndron, nuk e lëshon kollaj.
