LifeStyle

A jeni prindër posesivë?

Prindërit posesivë kanë tendencë të mbikëqyrin dhe monitorojnë çdo gjë, për të parandaluar fëmijët e tyre të gabojnë, ose të sillen ndryshe nga pritjet e tyre.

Në rrënjët e këtij qëndrimi është frika se ato dëmtohen fizikisht, ose mund të vuajnë një dështim.

Por, gabimet, përpjekjet apo stresi janë kushte themelore për një rritje të mirë të fëmijëve. Në çdo kohë ata u tregojnë fëmijëve se çfarë të bëjnë dhe vjen koha që zgjedhin miqtë dhe partnerët e fëmijëve.

Por pse zhvillon prindi këtë sjellje?

Sepse ata e perceptojnë fëmijën si një pronë materiale me vlerë të madhe. Kështu fëmijët përfundojnë duke u vendosur në një piedestal.

Karakteristikat e prindërve supermbrojtës:

Luftojnë betejat e fëmijëve

Një shembull: fëmija juaj vjen në shtëpi nga shkolla me lot, sepse ishte konfliktuar me një shok. Gjëja e parë që bëni është të telefononi nënën e tij në përpjekje për të zgjidhur problemin. Sjellja tipike e prindit posesiv.

Këshillë: Përpiquni të jeni sa më mbështetës për fëmijën tuaj, por jo të zëvendësoni atë. Ndihmojeni të qetësojë emocionet dhe të gjejë një mënyrë për zgjidhjen e konfliktit vetëm me shokun e tij.

Ata e bëjnë detyrat e shtëpisë në vend të fëmijëve

Këta prindër nuk durojnë ta shohin fëmijën në vështirësi.

Ata mendojnë se ata dinë më shumë sesa mësuesi i tyre

Nëse fëmija juaj ka një problem gjatë punës në grup, flisni drejtpërdrejt me mësuesin. Ju mund të mbështesni atë, por mos ndërhyni në punën e tyre.

E mbajnë fëmijën nën kontroll

E ndalojnë fëmijën të marrë pjesë në mbrëmje, ose e bombardojnë me mesazhe për vendodhjen.

Kur fëmijët të luajnë ata janë të fiksuar nga rreziqet

Ata kujdesen t’i mbajnë fëmijët e tyre të sigurt nga çdo gjë dhe të gjithë, por fëmijët nuk mund të mbrohen përgjithmonë!