LifeStyle

A ju bën anemike gjakderdhja e madhe menstruale?

Anemia prek qelizat e kuqe të gjakut dhe hemoglobinën tuaj, e cila është proteina në qelizat e kuqe të gjakut që mbart oksigjenin nga mushkëritë në të gjitha indet dhe organet në trupin.

Anemia ka disa shkaqe të mundshme, njëra prej të cilave janë edhe periodat me shumë gjakderdhje.

Anemia është çrregullimi më i zakonshëm i gjakut në të gjithë botën. Mund të jetë një gjendje e përkohshme ose afatgjatë, dhe simptomat mund të ndryshojnë në varësi të llojit të anemisë që keni dhe sa e rëndë është. Nëse keni anemi, nuk keni mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut dhe hemoglobinë për të çuar oksigjenin që ju nevojitet në të gjitha indet dhe organet në trupin tuaj.Hemoglobina është një proteinë që prodhohet nga palca e kockave dhe ruhet në qelizat e kuqe të gjakut. Detyra e saj është të transportojë oksigjenin nga mushkëritë tuaja në çdo pjesë të trupit tuaj përmes enëve të gjakut.

Anemia zakonisht ka tre shkaqe kryesore:

▪ humbja e gjakut
▪ prodhimi i pamjaftueshëm i qelizave të kuqe të gjakut
▪ një shkallë e lartë e shkatërrimit të qelizave të kuqe të gjakut

Lloji më i zakonshëm i anemisë është anemia nga mungesa e hekurit, e cila mund të zhvillohet nëse nuk keni hekur mjaftueshëm në trupin tuaj. Hekuri ju duhet për të bërë hemoglobinë. Anemia nga mungesa e hekurit është më e zakonshme tek gratë sesa tek burrat.

Si mund ta shkaktojnë anemitë menstruacionet tuaja?

Periodat e rënda, të njohura edhe si “menorrhagjia”, prekin 1 në 5 çdo vit (të dhëna për SHBA). Kur humbni shumë gjak gjatë ciklit menstrual, mund të përfundoni duke humbur më shumë qeliza të kuqe të gjakut sesa mund të prodhojë trupi juaj. Kjo mund të zvogëlojë sasinë e hekurit në trup. Si rezultat, trupi do ta ketë më të vështirë për të bërë hemoglobinën që siç thamë, është e nevojshme për të mbartur oksigjenin në të gjithë trupin tuaj.

Atëherë, si e dini nëse keni gjakderdhje të madhe menstruale?

Simptomat e periodave të rënda përfshijnë:

▪ Duhet t’i ndryshoni tamponët (ose çarçafët e dyshekut) shumë shpesh dhe shpejt

▪ Ndonjëherë ju duhet mbrojtje e dyfishtë ose vishni dy palë të brendshme për më shumë siguri

▪ I ndërroni tamponët gjatë natës

▪ Cikli ju zgjat 7 ditë ose më shumë

▪ Copëza gjaku të mpiksur

▪ Gjatë ciklit, ndiheni shumë të dobëta dhe të lodhura

▪ S’jeni në gjendje të bënit gjëra, që do t’i bënit normalisht

Sidoqoftë, anemia nga gjakderdhja e madhe menstruale varet nga shumë faktorë, përfshirë dietën dhe shëndetin tuaj të përgjithshëm. Marrja e mjaftueshme e hekurit dhe ushqyesve të tjerë në dietë mund të ndihmojë në parandalimin e anemisë nga mungesa e hekurit.

Nëse keni nivele të ulëta hekuri dhe hemoglobine në gjak, mund të vëreni simptomat e mëposhtme:

▪ lodhje

▪ dobësi

▪ gulçim

▪ lëkurë e zbehtë ose e verdhë

▪ marramendje

▪ dhimbje koke

 

 

A ju bën anemike gjakderdhja e madhe menstruale?