Shëndetësi

A ju ndodh shpesh herë që ju zë urina në situata jo të përshtatshme?/ Ja zgjidhja

Shpesh, veçanërisht te burrat, mund të ndodhin probleme me mbajtjen e urinës, sidomos në situata kur nuk është e mundur të shkoni në tualet në një moment të caktuar. Kjo mund të ndodhë kur fshikëza e urinës është e zmadhuar.

Një zgjidhje për këtë është përgatitja e një tretësire me 1 litër ujë dhe 5 lugë gjelle gjethe hithër të thara dhe të grira. Ziejeni për 10-15 minuta dhe pasi të ftohet, kullojeni dhe shtrydheni me ndihmën e një napëje. Pini nga 1 gotë të vakët pas çdo vakti dhe mund ta ëmbëlsoni me sheqer ose mjaltë sipas dëshirës.

Një tjetër mundësi është të hidhni 5 lugë gjelle aguliçe në ujin që sapo ka zier. Mbulojini dhe lini për 30 minuta. Pas kësaj, kullojeni dhe shtrydheni. Lëngu mund të ëmbëlsohet me sheqer ose mjaltë dhe pihet nga 1 filxhan çaj pas çdo vakti.

Një tretësirë tjetër mund të përgatitet duke bashkuar 30 gr këputje, 20 gr sherebelë, pak mështeknë dhe 10 gr lule mëllagë të bardhë. Lëreni për 4 orë në gjysmë litri ujë të ftohtë, pastaj ziejeni për 5 minuta dhe lëreni për 20 minuta në qetësi. Kullojeni dhe pini 3 doza të tilla gjatë ditës, para çdo vakti. Ky mjekim duhet të vazhdojë për 7-10 ditë.

Të Ngjashme