Raporti mes Mirit dhe Selinit ka qenë një nga më të komentuarit nga publiku gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi. Shumë ndjekës kanë aluduar se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se miqësi.
Së fundmi, ata vendosën t’i bëjnë njëri-tjetrit pyetje direkte nëse ekzistojnë ndjenja mes tyre. Biseda u zhvillua pa filtra, duke i dhënë fund disa prej dyshimeve që kanë qarkulluar në rrjet, shkruan Kosovarja.
Të dy u shprehën qartë se mes tyre nuk ka pasur asnjëherë ndjenja romantike, duke theksuar se raporti i tyre nuk ka kaluar përtej diskutimeve dhe debateve të zakonshme në shtëpi.
Madje Selini shtoi se, në sytë e saj, Miri është personazhi më negativ brenda asaj shtëpie,
