“Vendit nuk i bën nder dikush që ka pasur qasje të njëanshme dje dhe që e përfaqëson vetëm një grup apo subjekt, por po flasim për dikë që është mbi partitë politike”, ka thënë Tahiri.
Me këtë deklaratë ka dhënë edhe njëherë qëndrimin e partisë.
Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, sipas shefit të grupit parlamentar, Arian Tahiri, nuk mund të llogarisë në votat e PDK-së, në synimin e saj për të siguruar edhe një mandat tjetër.
“Nëse është e nevojshme, arsyeshme dhe kërkohet, padyshim se PDK-ja do të nxjerrë edhe një emër”, u shpreh Tahiri.
Ndryshe prej Tahirit, dikush prej Partisë Demokratike të Kosovës thotë se do kishte votë për ish kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Por nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thonë se votë pro Ramushit nuk do kenë Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas ish deputetit, Lahi Brahimaj kjo ndodhë për disa arsye.
Televizioni ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës rreth një emri për propozim për president, ose a kanë votë për Ramush Haradinajn nëse kandidon, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
