LifeStyle

A lidhet pagjumësia te gratë me mungesën e kënaqësisë seksuale?

Studimi, i publikuar në Elevier’s Journal of Psychosomatic Research, zbuloi se më shumë se gjysma e grave që kishin pagjumësi, kishin probleme me arritjen e orgazmës, si edhe kënaqësi më të ulët seksuale në përgjithësi.

Studiuesit në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada punuan me 12,66 të rritur me një moshë mesatare 45 vjeç për të kryer studimin. Sipas The National Heart, Lung and Blood Institute., pagjumësia përkufizohet si një çrregullim i gjumit i karakterizuar nga vështirësia për të fjetur, për të qëndruar në gjumë dhe për të pasur gjumë cilësor.

Burrat me pagjumësi raportuan gjithashtu probleme seksuale, por jo aq shumë gratë. Burrat e privuar nga gjumi përbënin 23% të njerëzve që raportonin probleme me pakënaqësinë seksuale, ndërsa vetëm 12.5%  e burrave me këto probleme nuk raportonin pagjumësi.

“Gratë kishin afërsisht dyfishin e shkallës së mosfunksionimit seksual dhe pagjumësisë sesa ajo e burrave,” u shpreh mjeku Wilfred Pigeon nga University of Rochester.

Pagjumësisë klinike ishte e lidhur fort me funksionin e dobët seksual si te burrat ashtu edhe te gratë.

Ekspertët thonë se duhet të bëni gjashtë deri në tetë orë pushim cilësor në natë, por kjo shpesh është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet.

Për fat të mirë, ekspertët kohët e fundit kanë gjetur zgjidhje për katër probleme të zakonshme të gjumit: probleme për të fjetur, probleme për të qëndruar në gjumë, ndjenjë e lodhjes edhe pse keni fjetur mjaftueshëm dhe vështirësisë për të fjetur.

Ata që kanë probleme për të fjetur fillimisht, duhet të krijojnë një rutinë që përfshin fikjen e dritave, largimin e telefonave inteligjentë, etj. Problem gjithashtu mund të jetë gjumi shumë herët, gjë që mund të shkaktojë ankth dhe stres. Zakoni më i mirë është të shkoni në shtrat kur ndiheni i/e përgjumur, thonë ekspertët.

Gjëra të tilla si terapia për të reduktuar mendimet ankthioze dhe një ilaç pa recetë si melatonina mund të jenë të dobishme, megjithëse suplementet dhe ilaçet duhet të merren duke u konsulutuar me mjekun.