Juliana Nura është sërish në qendër të mediave.
Blogerja e cila përfundoi në qendër të mediave rozë pas një foto të publikuar në rrjetet sociale me Amir Rrahmanin, e ka akuzuar këtë të fundit. Gjatë intervistës së saj te “Onima” ajo ka hedhur poshtë akuzat e futbollistit, ndërsa ka zbuluar edhe disa mesazhe nga bisedat e tyre private.
“Kështu vepron një mashkull kur ti e refuzon dhe nuk ia jep atë që do”, theksoi fillimisht modelja, duke shpjeguar kështu reagimin e Rrahmanit në momentin që është refuzuar.
“A ma jep…” shihet në një nga ‘screenshot’-et e Julianës.
Juliana madje e ka akuzuar Amirin se e ka përdorur ish-të dashurën e tij Era Istrefi gjithashtu për famë, si dhe një vajzë tjetër. Kujtojmë se modelja u akuzua nga futbollisti se kishte nxjerrë foton kastile për t’u bërë lajm.
View this post on Instagram