LifeStyle

‘A më njeh kush jam?’/ Plas keq në studio, konkurrenti çohet të godasë Ronaldo Sharkën në mes të emisionit, çfarë ndodhi mes dyshes?

Moderatori Ronaldo Sharka është përfshirë në një debat në studio me konkurrentin e “Përputhen”, Orjanin. Teksa ky i fundit po fliste me një ndër konkurrentët e tjerë për sedrën dhe dinjitetin e një mashkulli, Ronaldo e pyeti atë: “Orjan çfarë sedra?”

“Sedra është diçka që mban gjallë autoritetin, fytyrën dhe dinjiteti”– tha konkurrenti, ndërsa Ronaldo shpërthej në të qeshura nga përgjigjja e tij.

Ironia e moderatorit ka acaruar shumë Orjanin, i cili tentoi që të godasë Ronaldon, megjithëse u ndalua nga djemtë e tjerë në studio.

Image

Pjesë nga debati

Ronaldo: Orjan çfarë është sedra?

Orjani: S’je ashkushi ti që të më drejtihesh dhe ta shpjegoj. Sedra është diçka që mban gjallë autoritetin, fytyrën dhe dinjitetin e familjes. Kjo është sedra

Ronaldo shpërthen në të qeshura në studio

Megi Pojani: Çfarë ka për të qeshur Ronaldo?

Orjani:  A e din se kë ke përballë?

Ronaldo: Jo

Orjani: A e di se kush jam? E di shumë mirë se kush jam

Ronaldo: Jo pra, ma thuaj

Orjani: Lej batuat se e din shumë mirë se kush jam o Ronaldo. Kam respect për karrigen që je ulur ti, por të më përqeshësh ti mua!

Megi Pojani: Ishe shumë i qartë Orjan dhe e kuptoj revoltën tënde.

Ronaldo shpëthen në të qeshura

Ronaldo:  Ndjesë!  E ftoj që ta marrë më me sportivitet situatën, se gjërat ndonjëherë i komplikojmë dhe i vështirësojmë më shumë (Ronaldo shpërthen në të qeshura)

Orjani:  Tani nuk tallem. A i njeh njerëzit more ti?  A e din se kush jam unë?

Ronaldo: Çfarë i ke këto muhabete kalajamsh o Orjan?!