ShowBizzz

A mund ta paramendoni Shkëlzen Jetishin si gjysh? Ai po e shijon këtë rol

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Shkëlzen Jetishi – Xeni, së fundi është më pak prezent në skenën muzikore.

Pas një periudhe të vështirë shëndetësore, ai ka reduktuar dukshëm aktivitetin artistik.

Megjithatë, Xeni ka hyrë në një kapitull të ri të jetës: është bërë gjysh, shkruan “Kosovarja”.

Në një deklaratë, ai ka thënë se ky rol i ri po i sjell kënaqësi të madhe dhe një gëzim të veçantë, duke e vendosur familjen përpara gjithçkaje tjetër.



ks