LifeStyle

A mund të qëndrosh e plotë në një marrëdhënie?

A të ka ndodhur të ndihesh e tërhequr nga një burrë i distancuar ose i paqëndrueshëm, ndërsa përballë një njeriu të qëndrueshëm të ndjesh se “diçka mungon”?

Pyetja lind vetvetiu: Pse më tërheq ajo që më lëndon? Nuk është se kërkon dhimbjen. Shpesh na tërheq ajo që është e njohur. Nëse përvojat e hershme të dashurisë kanë qenë të mbushura me pasiguri, largësi ose paqartësi emocionale, ky tension na duket normal. Psikika zgjedh atë që njeh, edhe kur është e vështirë. Ajo që duket si pasion i fortë, shpesh është aktivizim i ankthit të vjetër. Ndërsa siguria e vërtetë nuk të trazon, por të qetëson. Nëse qetësia dikur është shoqëruar me braktisje ose ftohtësi, ajo mund të duket e huaj, madje e mërzitshme.

Pasioni nuk është i njëjtë me ankthin. Ndryshimi i vërtetë nuk qëndron te gjetja e “njeriut të duhur”, por te aftësia për të qëndruar e pranishme në afërsi pa humbur veten. Kur përpunon frikën e humbjes, forcon vetëvlerësimin dhe kupton modelet e tua të hershme, zgjedhja ndryshon natyrshëm.

Atëherë pyetja nuk është më: “Cilin burrë duhet të zgjedh?”, por: “A mund të qëndroj e plotë në një marrëdhënie?”

Kur përgjigjja është “po”, marrëdhënia nuk është më përsëritje e së shkuarës, por një zgjedhje e vetëdijshme. Tërheqja nuk lind nga ankthi, por nga mundësia e një takimi të vërtetë, ku je e pranishme, pa frikë dhe pa humbur veten.

Të Ngjashme