Lajme

A mund të rrezikohet Kosova nga Venezuela, flasin njohësit e sigurisë

Në një takim ndërministror në OKB, kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, paralajmëroi rrezikun nga Venezuela në Ballkan. Një rrezikim i tillë nga Venezuela, pro ruse, shihet i mundshëm, derisa si destinacion konsiderohet se ka dobësimin e Evropës

Më shumë vëmendje dhe kujdes të shtuar, kryediplomatja Donika Gërvalla, kërkoi në OKB, për angazhimin e Venezuelës, siç thotë ajo, përmes satelitëve të Rusisë në Ballkan.

Një deklarim të tillë, ajo e dha në takimin ndërministror që u mbajt për situatën emergjente në Venezuelë.

Qëllimi i një ndikimi të tillë, konsiderohet se ka për destinim Evropën.

“Qoftë Rusia, qoftë Bjellorusia, Venezuela dhe Kina, përpiqen që ta dobësojnë Evropën dhe të kenë dominim në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që përmes Ballkanit ta shtrijnë infulencën e vet në Evropë. Prandaj, tentativat e Venezuelës që të jetë një lloj sateliti i Rusisë është e mundur dhe konsideroj se është një lajm që sigurisht ministrja e Punëve të Jashtme e ka marrë nga autoritet dhe informacionet kredibile”, ka thënë Avni Islami.

Megjithatë, nuk vlerësohet se ka ndonjë element me të cilin mund të konstatohet ndikimi.

“Ajo është në një rajon tjetër dhe ne jemi në një rajon tjetër. Dhe ndikimi i atij rajoni në një rajon tjetër, për momentin nuk shihet ndonjë element ndikimi në rrezikshmërinë e tërësishëm të Ballkanit. Por, nëse kemi të bëjmë me ndonjë strategji e cila për ne është e panjohur, atëherë është tjetër gjë”, vlerëson nënkoloneli në pension, Refki Morina.
Q
everia e Venezuelës sipas OKB-së, ka intensifikuar përdorimin e mjeteve të ashpra dhe të dhunshme pas represionit pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të mbajtura në korrik.