Një studim i vitit 2023 i Akademisë Amerikane të Mjekësisë së Gjumit zbuloi se 31% e grave zgjohen çdo mëngjes të lodhura, në krahasim me burrat. Lodhja si gjendje mund të ndikohet nga shumë faktorë, nga: çrregullimet e pagjumësisë, ngarkesa në punë, ankthi, regjimi ushqimor etj.
Por, teknika e “divorcit të gjumit” duket se është shpëtim për shumë çifte të njohura ose jo që kanë filluar ta kultivojnë jetën e tyre për një gjumë të qetë dhe për një çlodhje totale. Për 24% të çifteve amerikane, një ndarje e tillë përmirësoi jetën bashkëshortore me shumë, sipas një anketimi të “OnePoll” që mori në shqyrtim mbi dy mijë persona.
Shumë njerëz mendojnë se dashuria dhe afërsia fizike duhet të ecin paralelisht, kështu që mund të duket jashtë logjike që të flini larg partnerit/es suaj kur gjithçka po shkon mirë në marrëdhënie. Futja e idesë së një divorci në gjumë duhet bërë me butësi dhe mbi të gjitha me ndjeshmëri. Filloni duke u shprehur qartë dhe sinqerisht për ndjenjat tuaja, duke përfshirë dëshirën për të zgjidhur çdo problem me gjumin dhe jo vetëm.
Mos harroni: divorci i gjumit nuk do të thotë që keni një lidhje me probleme
Në shumicën e rasteve, nuk ka asnjë lidhje midis gjumit në dhoma të veçanta dhe të pasurit të një marrëdhënieje të keqe. Prandaj, divorci i gjumit është një opsion që funksionon vetëm nëse të dy partnerët janë në gjendje të mendojnë jashtë stereotipeve.
Përqendrohuni në aktin fizik të dashurisë në momente të tjera të ditës
Për të kompensuar mungesën e afërsisë fizike gjatë natës, gjeni momente të tjera kur mund të kaloni kohë së bashku gjatë ditës. Kjo nuk do të thotë vetëm seks, por edhe momente intimiteti emocional: një shëtitje në natyrë, një film i mirë etj.
Ruani ritualet para gjumit
Vetëm për shkak se nuk jeni duke fjetur bashkë, nuk do të thotë që nuk mund ta kaloni kohë përpara gjumit. Vazhdoni me rutinën e zakonshme si larja e dhëmbëve bashkë, përkëdheljet para se të flini dhe kuptojeni që kjo ndarje është për të mirën tuaj.
Mos kini frikë të bëni kompromis
Të jesh në gjendje të bësh lëshime është çelësi për një marrëdhënie të lumtur dhe të qëndrueshme. Marrëdhënia perfekte nuk ekziston pa sakrifica dhe dashuria është një proces. E njëjta gjë vlen edhe për divorcin e gjumit. Në terma konkretë, mund të vendosen rregulla për të fjetur gradualisht në dhoma të veçanta, ndoshta në fundjavë, më pas më shpesh deri sa ta ktheni në një rutinë shpëtimi për veten dhe partnerin/en tuaj.
Ne jua thamë të mirat që sjell, ju vendosni vetë nëse doni ta praktikoni.