Sipas një studimi nga shkencëtarët iranianë, vitaminë D është një aleate e mirë për të humbur peshë.
Ajo në fakt ndihmon të fitosh përmasa të dobëta dhe të humbasësh yndyrë.
Hulumtuesit e kryen studimin e tyre tek 77 gra me moshë mesatare prej 38 vjeç dhe me peshë të tepërt. Ato ishin të ndarë në dy grupe. Gratë në grupin e parë morën një shtojce dietetike me vitaminë D3, ndërsa grupi i dytë jo.
Rezultati: Gratë në grupin e parë humbën mesatarisht 2.7 kg, ndërsa grupi i dytë nuk pati ndryshim në peshë.
Sipas këtyre studiuesve, vitamina D kontribuoi në uljen e peshës, duke përshpejtuar humbjen e masës dhjamore. Studime të tjera sugjerojnë gjithashtu se vitamina D përmirëson fuqinë e muskujve dhe redukton përmasat.
Vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrna, që gjendet tek vaji i peshkut, tek peshku me yndyrë (salmon, ton), gjalpi, kërpudha dhe vezët.
Një mënyrë e mirë për të humbur peshë…..


