Shëndetësi

A ndihmon vërtet vera e kuqe në shëndetin e zemrës?

Konsumimi i moderuar i verës mund të ndihmojë shëndetin e zemrës, por rrushi apo frutat e pyllit kanë të njëjtat përfitime, pa efektet negative.

“Njerëzit s’duhet të mendojnë se të pish verë të bën mirë”, thotë Oliver Guttmann, kardiolog i spitalit Wellington në Londër.

Moneytizer Paragrafi 2

Alkooli lidhet me tensionin e lartë të gjakut, sëmundje të mëlçisë, aparatit tretës, shëndetit mendor, probleme të sistemit imunitar dhe me kancerin.

Guttmann thotë se studimet kanë treguar se konsumimi i moderuar i verës mund të sjellë disa përfitime të vogla për zemrën. Në to thuhet se vera pakëson kolesterolin e keq duke ulur rrezikun për sëmundje të zemrës, veshkave dhe infarktit.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo ndodh falë disa përbërësve që kanë veti anti-inflamatore duke ndihmuar enët e gjakut që të qëndrojnë të hapura dhe të përkulshme. Vera e kuqe përmban antioksidantë si resveratroli që gjendet në lëkurën e rrushit dhe ndihmon në shëndetin e zemrës.

Por, ka disa gjëra që nuk duhen anashkaluar. Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi një deklaratë në 2023 ku thoshte se asnjë nivel i konsumimit të alkoolit nuk ka siguri, përfitimet e verës tejkalohen nga fakti që është karcinogjen i grupit 1, krah asbestit dhe duhanit.

Ushqime si frutat e pyllit dhe rrushi kanë të njëjtat veti si vera. Guttmann thotë se nuk mund të presim që kushdo të mos pijë, por: “Moderimi është thelbi. Me masë. Alkooli përmban sasi të lartë sheqeri e kalorish dhe dëmton mëlçinë.”

Ai rekomandon jo më shumë se 20 gota të vogla vere në muaj. Fondacioni Britanik i Zemrës rekomandon jo më shumë se 14 njësi alkooli në javë (gjashtë gota të mesme vere).

Mjeku thekson se vera nuk është ilaç e nuk mund të bëjë mrekulli nëse ushqehesh keq.