Lajme

A po bëhen shqetësuese posterët e shpeshtë në veri?

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicë së Veriut, Nexhat Ugljanin, thotë se posterët në veri po shfaqen kundër bizneseve që janë hapur së fundmi në veri.

Madje, sipas tij posterët po shfaqen edhe kundër kthimit të shqiptarëve në pronat e veta.

“Situata në veri ka ndryshuar, janë hapur disa biznese private dhe po funksionojnë, por shihen si pengesë politike për këtë edhe po vijnë këto lloje të mesazheve ‘qyteti juaj, zëri juaj’, kjo ndodhë edhe për me e ngritë pak komunitetin serb. Këto mesazheve nuk janë vetëm për këto biznese në veri, por janë edhe kundër kthimit të banorëve jo shumicë, sidomos komunitetit shqiptar. Tashmë edhe po ndërtohen shtëpi e po kthehen banorët në pronat e veta dhe ata janë kundër këtyre kthimeve”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.