Lajme

A po nis fundi politik i NISMA-s? Spahiu flet për pasojat e bashkëpunimit me PDK-në

Pasi e refuzuan t’iu bashkangjitet listës së tyre për zgjedhjet e 7 qershorit, Partia Demokratike e Kosovës arriti ta bind kryetarin e Nisma-s Socialdemokrate, për mbështetje ndaj tyre.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza dhe kreu i Nisma-s, Fatmir Limaj, u takuan të hënën, ku u dakorduan që ta mbështesin PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit dhe jo vetëm.

“Po, Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit – dhe jo vetëm. Me Fatmirin na kanë bashkuar vlera, ideale dhe përgjegjësia për vendin. Të njëjtat vlera po na afrojnë dhe po na ribashkojnë sërish sot, në një moment kur Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për bashkim, seriozitet dhe bashkëpunim në interes të qytetarëve. Këto janë vlera që i ndajnë edhe elektorati ynë dhe ai i NISMA-s. Kjo mbështetje është një hap i rëndësishëm drejt një bashkëpunimi afatgjatë politik, institucional, qeverisës dhe partiak, për stabilitet, zhvillim dhe një Kosovë më të fortë. E falënderoj mikun tim të vjetër, Fatmirin, për korrektësinë, mbështetjen dhe gatishmërinë për t’u bërë pjesë e këtij rrugëtimi të përbashkët”, ka njoftuar Hamza.

Detaje rreth takimit që u mbajt në selinë e Nisma-s, ka dhënë edhe kreu i saj, Fatmir Limaj, i cili pos tjerash ka thënë se u pajtuan që të fillojnë një bashkëpunim strategjik politik, elektoral, qeverisës dhe organizativ.

“Në një periudhë jo të lehtë për vendin, kur qytetarët me të drejtë presin më shumë përgjegjësi dhe seriozitet nga politika, besoj se është koha që forcat politike që ndajnë të njëjtat vlera shtetformuese të bashkëpunojnë për interesin e Kosovës. Pas bisedimeve tona, kemi arritur pajtim për të nisur një bashkëpunim strategjik politik, elektoral, qeverisës dhe organizativ ndërmjet NISMA Socialdemokrate dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Në këtë frymë, NISMA Socialdemokrate do ta mbështesë PDK-në dhe kandidatin e saj për kryeministër z. Bedri Hamza, në këto zgjedhje. Gjithashtu, jemi dakorduar që në periudhën në vazhdim të ndërtojmë një proces të koordinuar bashkëpunimi dhe integrimi politik, me synimin që ky partneritet afatgjatë t’i shërbejë stabilitetit institucional, zhvillimit ekonomik, forcimit të shtetit dhe funksionimit më efikas të institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Limaj.

Tutje, ai beson se ky është një hap i rëndësishëm drejt bashkimit të forcave politike që ndajnë të njëjtin vizion për të ardhmen e Koosvës.

“ Ky bashkëpunim mbështetet në vlerat që na kanë bashkuar gjithmonë: përgjegjësinë ndaj shtetit, orientimin euroatlantik, partneritetin e përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, respektin për luftën çlirimtare dhe rolin historik të UÇK-së në lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Mbështetja për këtë bashkëpunim është edhe mbështetje për vlerat e luftës çlirimtare, për idealin e UÇK-së dhe për bashkëluftëtarët tanë që sot padrejtësisht po përballen me Gjykatën Speciale në Hagë, duke mbrojtur me dinjitet, krenari dhe vendosmëri luftën e drejtë të popullit tonë për liri. Kosova ka nevojë për më shumë bashkëpunim, maturi dhe njerëz që interesin e qytetarëve dhe të shtetit e vendosin mbi çdo interes tjetër. Besoj se ky është një hap i rëndësishëm drejt bashkimit të forcave politike që ndajnë të njëjtin vizion për të ardhmen e Kosovës dhe për ndërtimin e një qeverisjeje stabile, funksionale dhe me vizion afatgjatë., nga ky shkrim beji disa pyetje rreth mundesise se shuarjes se Nismas si parti”, vazhdon Limaj.

A është marrëveshja e Limajt me Hamzën vetëm fillimi i shuarjes së Nisma-s dhe si mund të ndikojë ky bashkëpunim, për këtë “Bota sot”, ka pyetur analistin Nexhmedin Spahiu.

Spahiu konsideron se kjo është fitore briliante e Hamzës dhe huqje e Limajt.

Sipas tij, Limajt do t’i përshtatej që PDK të dalë me rezultate më të dobëta.

“Kjo është fitore briliante e Bedri Hamzës dhe huqje katastrofike e Fatmir Limajt. Në fakt Limajt do t’i konvenonte që PDK të dalë me rezultate më të dobëta se me 28 Dhjetor në mënyrë që elektorati i PDK të bënte presion mbi lidershipin e PDK që të pranonte Limajn”, deklaron Spahiu.

Image
Nexhmedin Spahiu

Sipas tij, pas kësaj marrëveshjeje Limajt i mbeten vetëm premtimet.

“Nëse PDK do të dilte me rezultate më të dobëta në zgjedhjet e 7 qershorit, atëherë Limaj do të dilte triumfues. Por, kësisoj Limajt i mbeten vetëm premtimet”, shton analisti.

Kujtojmë, se Limaj ka qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës dhe konsiderohet një nga figurat themeluese të saj pas luftës në Kosovë. Ai ishte aktiv në PDK nga viti 1999 deri në vitin 2014.

Gjatë kohës në PDK, ai ka mbajtur edhe poste qeveritare, përfshirë ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit.

Në vitin 2014, pas ndarjeve të brendshme politike, Limaj u largua nga PDK dhe bashkë me Jakup Krasniqi themeloi NISMA-n Socialdemokrate (fillimisht Nisma për Kosovën).

Të Ngjashme