LifeStyle

A skadon kremi i diellit? Çfarë i ndodh lëkurës nëse përdorim të njëjtin produkt nga viti i kaluar

Kremi i diellit, si çdo produkt tjetër që blihet në farmaci apo supermarkete, skadon pas një afati të shënuar dhe të caktuar.

Edhe sikur të kesh blerë më të shtrenjtin, më të mirin që qarkullon, kremi prapë do skadojë dhe ekspertët thonë se pas datës së shënuar, produkti nuk është më funksional edhe nëse ti vijon ta përdorësh.

Nëse produkti nuk ka një datë skadence prodhuesi duhet të vërtetojë klinikisht se kremi reziston për tre vite, pas asaj date do të konsiderohet i pavlerë gjithsesi.

Po çfarë ndodh nëse përdor krem të skaduar?

Problemi i parë që vjen është fakti që nuk e ka më rolin mbrojtës. Pra ti, mund të lyhesh sa të duash, por nuk do ketë asnjë efekt. Me mungesën mbrojtjes vjen plakja e lëkurës, njollat kafe, irritimi etj.

Tani që pranvera është duke ardhur ju rikujtojmë nevojën e lëkurës për mbrojtje çdo ditë dhe riaplikim të kremit të diellit.