Shëndetësi

A të kujtojnë vërtetë kur të merr lemza apo ke probleme me shëndetin?

Lemza shkaktohet nga një kontraktim i papritur dhe i pavullnetshëm i diafragmës.

Ky kontraktim ndodh në të njëjtën kohë me atë të laringitit dhe mbylljes së plotë të kordave të zërit. Lemza ndodh pa asnjë arsye specifike dhe nuk është alarmuese. Në shumicën e rasteve, lemza ikën vetë dhe nuk ka nevojë për trajtime shtesë. Ju mund të përjetoni një lemzë të vetme ose disa me një interval konstant. Nëse lemza zgjat shumë, atëherë tregon një problem serioz mjekësor, sipas të AgroWeb.org. Lemza e tejzgjatur prek më shumë burrat se gratë.

Gjërat që nuk i dinit për lemzën:

Ekspertët janë akoma në mëdyshje për arsyet e shfaqjes së lemzës.
Lemza e përsëritur është tregues i sëmundjeve si azma apo hemoragjia cerebrale.
Lemza e tejzgjatur shkakton komplikacione të tjera si pagjumësia apo depresioni.
Nëse lemza zgjat më shumë se 48 orë, duhet të vizitoheni tek një mjek.

Shkaktarët e Lemzës

Ushqimet e nxehta dhe pikante që irritojnë nervat e ezofagut.
Gazrat në stomak
Ushqyerja e tepërt dhe e shpejtë
Ndryshimet e papritura të temperaturës
Pijet e gazuara
Buka e thekur
Pijet alkolike

 Lemza e Tejzgjatur dhe e Përsëritur 

Inflamacion të zorrëve
Probleme me frymëmarrjen, azëm ose pneumoni.
Lëndime traumatike të trurit ose hemoragji cerebrale
Reagime psikologjike, stres, ankth ose gjendje shoku
Hiperglicermi ose diabet

Komplikacionet Që Mund Të Shkaktojë Lemza

Rënie në peshë si pasojë e vështirësisë në ushqyerje
Pagjumësi
Lodhje dhe plogështi si pasojë e mungesës së gjumit dhe paaftësisë në ushqyerje
Probleme me komunikimin
Depresion

Si ta largosh lemzën

 

Pini ujë me akull ngadalë
Mbani frymën për një kohë të shkurtër disa sekonda dhe përsëriteni 3 ose 4 herë çdo 20 minuta.
Kur gëlltiteni, ushtroni pak presion në hundë, duke e mbullur lehtas
Bëni garbarë me ujë shumë të ftohtë
Pini 3 gllënka ujë duke mbajtur frymën
Kafshoni një limon
Përtypni pak sheqer
Pini pak uthull molle
Merrni frymë brenda një qeseje letre, duke mbuluar hundën dhe gojën
Uluni duke mbajtur këmbët shtrënguar pranë kraharorit

Si Ta Parandalosh Lemzën

Shmangni ndryshimet e temperaturës
Mos pini alkol dhe pije të gazuara
Shmangni ushqyerjen e tepërt
Përtypuni ngadalë.