Lajme

“A thu do më eci?”/ SPAK zbardh bisedën e fallxhores që parashikonte operacionet Antidrogë: Zoti dhe ti e ke në dorë…

Mes personave që janë kapur nga operacioni “Vallas” i policisë së Shkodrës është edhe një zonjë e cila quhet Bjollca për të cilën personi nën hetim Ardjan Tahiri thotë se është një fallxhore nga qyteti i Beratit. Policia e Shkodrës finalizoi 2 vite më parë operacionin “Vallas” ku u sekuestruan 246 kg kanabis dhe u arrestuan 6 persona.

Të arrestuarit janë Ardjan Tahiri, Besmir Rexhepi, Hekuran Myrtja, Liljana Çopani, Arben Uruçi, Danjela Hasani. Ndërsa në kërkim u shpallën 8 të tjerë, si bashkëpunëtorë në veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. SPAK ka zbardhur bisedat mes Ardjan Tahirit dhe fallxhores.

JA BISEDA

Ardjani: Ca ke ba me nan, u kurita me ty nan, por nuk mujt me lujt edhe nji muj pri punt per zoten.

Bjollca: Nuk ka problem.

Ardjani: Nan kam nji problem.

Bjollca: Po me thuaj.

Ardjani: Dojn neser me ardh me hek tana gjanat.

Bjollca: Nuk te kuptova ma thuaj dhe njer.

Ardjani: Dojn me ardh policia me mi hek tan gjanat.

Bjollca: Ooo mir.

Ardjani: A thu bahet gja, nan.

Bjollca: Mir zemer.

Ardjani: E kam ne oborr te shpis tem, ma shih at pune nanë si me ja ba nan tash.

Bjollca: po zemer do te eci.

Ardjani: Flm shume nan A ke nevoje me ta dhan emin e venit nan.

Bjollca: Po.

Ardjani: Vallas e ka. Bash ku e kam shpinë e vetër. Nan se kam babin shum me stres per kyt pun. Zoti edhe tie ke dor.