1
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, sot ka vazhduar gjykimi ndaj Naim Murselit, të akuzuarit për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademajt.
Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e cila ka përcjellë nga afër seancën gjyqësore, ka bërë të ditur se Prokuroria ka ngritur dyshimet se krimi i rëndë ndodhi për arsye të përfitimit financiar, transmeton Klankosova.tv.
“Sot Naim Murseli filloi përballjen e Prokurorinë në dëshmitë dhe krejt provat që ka mbledhur Prokuroria në këtë proces. Ishte pak më ndryshe sot, në asketin e përballjes së Nasim Murselit me Prokurorinë pasi gjatë tërë kohës ai ka pasur tendencë të komunikojë me dy avokatët e tij, mbase për shkak të strategjisë që e ka krijuar tashmë Prokuroria në pyetje të njëjtit, duke filluar nga aspektet ekonomike, pasi dyshohet se shkaktar ose arsye pse Naim Murseli ka vrarë Liridonën është pikërisht për përfitime financiare . Të paktën këto janë dyshimet e Prokurorisë”, tha Tërshani në “Kosova Today”.
Ajo bëri të ditur se ky institucion i ka rrumbullakuar të gjitha borxhet e Naim Murselit që i ka deri më tash, ku rezulton se i njëjti i ka rreth 500 mijë euro borxh.
