Kanal 10 ka nisur transmetimet direkte në sezonin e ri televiziv, sezon që pritet të jetë bombastik sa i përket zhvillimeve politike.
Zhvillimet në veri dhe zgjedhjet nacionale pritet që ta dimenanizojnë skenën me fillim shtatori.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elashni ka folur për situatën në veri të Kosovë.
I pyetur nga gazetari Kushtrim Sadiku se a është shpartalluar grupi i Radojeçiq në veri të Kosovës, Elshani ka thënë se derisa ai është i lirë, mundësia që të përsëritet diçka si rasti i Banjskës.
“Sa është Radojçiq i lirë ka rrezik, por ne je i me numër të mjaftueshëm të policëve dhe gjithçka është nën kontroll. Në rast se ndodh diçka ne jemi qe të reagojmë”, ka thënë Elashni.
Tutje ai ka shtuar se policia është duke punuar vazhdimisht që t’iu ofrojë siguri të gjithë qytetarëve në veri të Kosovës.