Lajme

A u zëvendësuan punëtoret teknike të Kuvendit që po protestojnë?

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës po vazhdojnë grevën edhe pse kanë hyrë në javën e nëntë.

Azemi, posedon informacione që rreth pesë punëtore janë punësuar në Kuvend, gjë që për të tregon shkelje të ligjit, pasi që përderisa janë në grevë nuk duhet pasur punësime të reja.

“Sipas informacioneve që më dhanë nga koleget tona punëtore në Kuvend, ato kanë parë që kanë hyrë diku ia katër-pesë punëtore të reja, të cilat nuk i kanë njohur më herët. Greva po vazhdon, ne nuk kemi asgjë zyrtare. Normal që ne po vazhdojmë me grevën dhe normal që po i mbledhim të gjitha materialet që i kemi që në rast se ndodh diçka normal në rrugë ligjore ne do ta ndjekim atë. Kompania ka bërë shkelje ligjore gjatë periudhës që ne kemi kaluar në javën e nëntë të grevës, ku katër grevistë e kanë thyer grevën, se kanë qenë familjarë të kompanisë dhe shkuarja e katër punëtoreve të reja sot aty është bërë thyerje ligjore. Sepse, gjatë kohës së grevës nuk guxon askush të punësohet. Thyerje tjetër është ajo që Kuvendi i Kosovës sot brenda tre-katër persona, të cilët nuk dihet se kush janë ”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.