Lajme

AAK rifillon procesin e brendshëm zgjedhor, Kuvendi i Përgjithshëm më 24 maj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës ka mbajtur sot mbledhjen e 180-të, ku është vendosur vazhdimi i procesit të brendshëm zgjedhor në të gjitha nivelet e organizimit.

Sipas njoftimit, ky proces, i cili ishte pezulluar më 6 mars 2026, do të rifillojë më 27 mars 2026, në përputhje me vendimin e datës 12 shkurt 2026, ndërsa do të përmbyllet më 24 maj 2026 me mbajtjen e Kuvendit të Përgjithshëm të AAK-së.

Nga sot, të gjitha degët e Aleancës në nivel vendi janë udhëzuar të nisin përgatitjet dhe organizimin e këtij procesi, në përputhje me aktet e brendshme të partisë.

Haradinaj e ka cilësuar këtë si një proces që, përveç organizimit të brendshëm, synon edhe afrimin me qytetarët, reformën e brendshme në parti dhe fuqizimin e strukturave, me qëllim rritjen e përfaqësimit dhe konsolidimin e mëtejshëm të AAK-së në gjithë vendin.

Të Ngjashme