Lajme

Abdixhiku: Adem Jashari bëri hapin e parë në një rrugë që nuk e shihte askush

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur në seancën solemne që po mbahet për nder të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, duke kujtuar sakrificën e familjes Jashari në Prekaz.

Abdixhiku tha se rënia e familjes Jashari në altarin e lirisë ishte jo vetëm një sakrificë historike, por edhe një thirrje kombëtare për vazhdimin e rrugës drejt lirisë, raporton Klankosova.tv.

“28 vjet më parë, mes thirrjeve monumentale të brezave nëpër histori, në këtë familje shqiptare, në familjen Jashari, Adem Jashari, Hamëz Jashari, Shaban Jashari dhe 56 anëtarë të tjerë të familjes, të afërm dhe bashkëluftëtarë, ranë në altarin e lirisë, duke dhënë vendin jo vetëm në histori të sakrificës, por edhe një thirrje nacionale për përmbushjen e një rrugëtimi që s’mund të ndalej më.

“Ademi jo vetëm për nga emri, si përshkrim i një udhëzimi të marrë nga Zoti, por edhe nga akti është njeriu i parë, i pari që bëri hapin në një rrugë që nuk e shihte askush. Ndonëse kur flasim për Ademin, pra për të parin, shpesh ndalemi te momenti i tij i fundit, te beteja, te rrëfimi e te sakrifica, duhet të kujtojmë se figura e tij si pasqyrë e popullit të tij nuk fillon aty nga fundi.

“Përkundrazi, njerëzit që bëhen figura të historisë nuk lindin në çastin e fundit të jetës së tyre, ata formohen gjatë, në heshtje, në jetën e zakonshme të përditshme”, tha mes tjerash i pari i LDK-së

Të Ngjashme