Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj kritikave të ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, duke theksuar se përpjekjet për të përbaltur punën e partisë dhe njerëzit e saj janë shenja të papjekurisë dhe mospërputhjes me kohën.
Ai ka theksuar se LDK do të vazhdojë të ecë përpara me besimin dhe dinjitetin e zgjedhjes së lirë, duke refuzuar çdo formë të prapaskenave dhe intrigave.
Abdixhiku ka nënvizuar se rrugët që kthehen mbrapa nuk janë më të partisë dhe se për të ruajtur dinjitetin e LDK-së, duhet të pranohet se çdo periudhë ka fundin e vet.
Ai ka deklaruar se LDK do të bashkohet, por jo me ata që nuk pranojnë se koha ka ecur përpara dhe që kanë refuzuar të dëgjojnë vullnetin e anëtarësisë.
“Kemi punë më të mençura”, tha Abdixhiku, duke theksuar nevojën për përqendrim në objektivat e ardhshme dhe evitimin e mosmarrëveshjeve të brendshme që pengojnë përparimin.
Ndryshe, në një intervistë për “KosovaPress” të shtunën, Mustafa pati kritika për drejtimin që Abdixhiku i ka dhënë LDK-së. Ai madje theksoi se Abdixhiku do duhej të kishte dhënë dorëheqje të parevokueshme dhe jo të kishte votëbesim./teve1.info/