Lajme

Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u ka bërë thirrje anëtarëve të këtij subjekti politik për unitet, angazhim dhe punë të përbashkët, duke e cilësuar këtë moment si një fillim të ri për partinë.

Përmes një mesazhi drejtuar strukturave të LDK-së, Abdixhiku theksoi se koha kërkon më pak fjalë dhe më shumë punë konkrete, duke vënë në plan të parë përgjegjësinë ndaj qytetarëve.

“Le të ecim bashkë tani. Ky është fillimi ynë i ri. Ka kohë kur më e rëndësishme se fjalët që thuhen, janë fjalët që ruhen. Sot është pikërisht ajo kohë. Le të flasim më pak dhe të punojmë më shumë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka shtuar se LDK-ja duhet të rreshtohet pas zërit qytetar, duke theksuar se pritjet ndaj partisë janë të mëdha.

“Le të rreshtohemi pas zërit qytetar që nga ne pret shumë. Lidhja ju pret dhe ju thërret”, ka përfunduar Abdixhiku.

Të Ngjashme