Lajme

Abdixhiku: Kompromisi është i domosdoshëm, përndryshe përfundojmë sërish në zgjedhje

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se nuk bëjnë kompromis me gjërat për të cilat kanë kërkuar mbështetje qytetare.

Ai u shpreh se kompromisi është i domosdoshëm, përndryshe, sipas tij, vendi shkon sërish në zgjedhje.

“Nuk kemi ndërmend të bëjmë kompromis me gjëra për të cilat kemi kërkuar mbështetje qytetare dhe aq sa po i shohim të gjithë bashkërisht, duhet kompromis për të pasur institucione, përndryshe, përfundojmë në zgjedhje të reja edhe njëherë”.

“Kompromisi është i domosdoshëm dhe në këtë kompromis nuk kemi refuzim për asnjë parti shqiptare, do të flasim me të gjithë”, deklaroi ai.

Të Ngjashme