Lajme

Abdixhiku nga Deçani: Të gjithë po na kanë zili

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka vazhduar tubimet elektorale.

Ai sot  ishte në Deçan. 

Kreu i LDK-së, Lumir Abdigjiku ka theksuar në Deçan se ‘po e kupton se pse në këtë fushatë, të gjithë po na kanë zili; të gjithë duan të duken sikurse ne! Aq shumë zili na kanë, sa që tani po thonë ne jemi LDK! Them ta ndryshojmë slloganin sot’.

“Nga bëhu ndryshimi në ‘Krejt Kosova LDK’! E meqë duan të na ngjasojnë, e meqë aq shumë duan të duken si ne, le tua bëjmë më të lehtë!

TS Poll - Loading poll ...

Le të votojnë drejt LDK, le të votojnë 124. Sepse ne jemi Lidhja Demokratike e Kosovës! Nga 1989 deri më sot. LIRI, PAVARËSI, DEMOKRACI!”, ka shkruar kandidati i LDK-së në Facebook.

Image
Tubimi