Lajme

Abdixhiku nis mobilizimin për ringritjen e LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ka nisur ciklin e takimeve me strukturat dhe mbështetësit në terren, me qëllim forcimin e unitetit dhe rikthimin te baza e partisë.

Sipas Abdixhikut, përbashkimi i madh rreth LDK-së kërkon rikthim te njerëzit që, siç u shpreh ai, nuk kërkojnë asgjë për vete përveç unitetit dhe ringritjes së subjektit politik.

Ai ka qëndruar në Viti, ku ka zhvilluar takime me mbështetës, duke theksuar se ka marrë mesazhe të qarta lidhur me shqetësimet, pritjet dhe kërkesën për bashkim.

“Kërkesa për unitet është e njëjtë kudo dhe më e fortë se kurrë”, ka deklaruar Abdixhiku, duke shtuar se bashkimi nuk do të mbetet vetëm dëshirë, por do të realizohet si vullnet i anëtarësisë dhe si nevojë e kohës.

Kreu i LDK-së ka theksuar se ky proces përfaqëson rrugën përpara për partinë dhe një hap të domosdoshëm drejt ringritjes së saj.

Të Ngjashme