Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë, një orë para mbylljes së procesit zgjedhor.
I pari i këtij subjekti politik ka thënë që nëpërmjet shfrytëzimit të të drejtës së votës, ta përcaktojnë fatin e Republikës.
“Kanë mbetur më pak se dy orë deri në përfundimin e votimeve në Kosovë. Dilni dhe votoni! Ushtroni të drejtën tuaj! Përcaktoni fatin e Republikës sonë, vendit që e duam të gjithë për katër vitet e ardhshme. Forca Kosovë!”, ka thënë Abdixhiku nëpërmjet një video mesazhi.
