Lajme

​Abdixhiku pas ndeshjes Kosovë-Turqi: Kemi me ia dalë një ditë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar me një mesazh emocional pas ndeshjes së Kombëtares së Kosovës, duke falënderuar lojtarët për emocionet dhe krenarinë që i dhuruan vendit.

Në reagimin e tij publik, Abdixhiku theksoi se skuadra i bëri qytetarët të besojnë sërish dhe u dhuroi “ëndrrat më të bukura” për disa çaste, duke bashkuar të gjithë përtej dallimeve nën një ndjenjë të vetme, krenarinë kombëtare.

Ndërkohë vlerësoi gjithashtu dinjitetin që futbollistët i dhanë fanellës së Kosovës, emocionet e forta që krijuan dhe shpresën që, sipas tij, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Faleminderit për dinjitetin që i dhatë kësaj fanele, për emocionet që s’shuhen dhe për shpresën që mbetet tutje. Ishim aq afër shqipe! Kemi me ja dalë një ditë. Krenar me djemtë tanë”, shkroi Abdixhiku.

Kosova pësoi humbje nga Turqia, me rezultat 1-0, në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 20:45.

Të Ngjashme