Lajme

Abdixhiku për 160 çerdhet e premtuara nga Kurti: I bënë veç katër, ndryshimi po vjen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video të shkurtër të një zotimi të Albin Kurtit më 2021 ku premtonte se me të ardhë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, vendi do t’i shtohen 160 çerdhe të reja dhe se do të ketë shujta falas për fëmijët prej klasës së parë në të pestët.

“Çka u tha e çka s’u bë?

Në politikë, valuta e vetme është fjala e dhënë – zotimi i bërë. 160 çerdhe të premtuara, vetëm 4 të realizuara. Fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë!

Ndryshimi po vjen!”, ka shkruar Abdixhiku.