1
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar Kolonel Ahmet Krasniqin, në 26 vjetorin e vrasjes së tij.
Abdixhiku ka tënë se Krasniqi ishte ai që vendosi bazat e ushtrisë së Koosvës.
“U emërua ministri i parë i Mbrojtjes, me besimin dhe bekimin e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, Komandantit Suprem të Republikës së Kosovës. E po ashtu bëri organizimin ushtarak, strategjik dhe logjistik, duke i ndihmuar luftës edhe përmes furnizimit me arsenal ushtarak”, ka deklaruar ai.
Ai ka thënë se emri i Krasniqit, mbetet gurë-themel i krijimit të shtetit të Kosovës i cili vuri bazat e themelimit të vijës institucionale ushtarake të Republikës së Kosovës; si Ministër i parë i Mbrojtjes.
“Ai për meritat për luftën dhe çlirimin e vendit është shpallur Hero i Kosovës. Dija, përvoja dhe guximi i tij ishin vlera të rrugëtimit tonë për liri, pavarësi dhe demokraci. Kështu do të vazhdoj të mbes, pra si Hero gjithmonë gjersa mbi këtë tokë të flitet e të jetohet shqip. Vrasja e tij ishte humbje e madhe për kombin tonë, e kjo thellohet edhe më tej nga mos zbardhja e këtij akti kriminal. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Kolonel Ahmet Krasniqit!”, ka deklaruar Abdixhiku.