Lajme

Abdixhiku përkujton Sali Çekaj në 27-vjetorin e rënies: Ra për të mos vdekur kurrë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar heroin Sali Çekaj në 27-vjetorin e rënies së tij në Betejën e Kosharës.

Abdixhiku e ka vlerësuar Çekajn si një nga figurat kyçe të luftës çlirimtare, duke theksuar rolin e tij si veprimtar politik, jurist dhe ushtarak në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka kujtuar gjithashtu angazhimin e Çekajt në organizimin e rezistencës dhe kontributin e tij në përgatitjet e para ushtarake të luftës çlirimtare, duke e cilësuar si pjesë të rëndësishme të historisë së Kosovës.

Abdixhiku ka theksuar se Sali Çekaj mbetet figurë e nderuar e historisë së vendit dhe simbol i sakrificës për liri, duke rikujtuar edhe dekorimin e tij si “Hero i Kosovës”.

Në përfundim, ai ka nderuar jetën dhe veprën e Çekajt, duke e quajtur trashëgimi të çmuar të shtetit të Kosovës.

Të Ngjashme