Lajme

Abdixhiku sërish kryetar i LDK-së

Delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë vendosur që Lumir Abdixhiku të vazhdojë si kryetar i partisë.

Tëvë1 mëson se nga 300 delegatë të pranishëm 164 vota ishin pro Abdixhikut dhe 138 kundër.

Abdixhiku ia ofroi dorëheqjen Kuvendit të partisë të shtunën, por në votimin e fshehtë nga delegatët u vendos që ai të vazhdojë ende si kryetar i partisë.

Gjatë ditës së sotme Abdixhiu, ka kritikuar zyrtarët e LDK-së që ia kanë kërkuar dorëheqjen në natën e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai nuk përmendi emra konkret, por iu referohej deputetëve Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami, të cilët ia kishin kërkuar dorëheqjen e parevokueshme. /teve1.info/

Të Ngjashme