Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdoi aktivitetin në terren para zgjedhjeve të 7 qershorit. Kësaj here kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe bartësja e Listës zgjedhore të kësaj partie Vjosa Osmani u takuan me qytetarë në Gjakovë.
Abdixhiku tha se sot, më shumë se kurrë, ka nevojë për vizion, investim dhe përkushtim
Postimi i Lumir Abdixhikut:
Për zhvillimin. Për industrinë. Për zejtarët që i kanë dhënë shpirt këtij qyteti. Për turizmin, kulturën e potencialin që pret të zgjohet. Për bizneset e vogla që mbajnë familje të tëra. Dhe për të ardhmen e një qyteti që meriton shumë më tepër se harresën e perjetuar në gjithë këto vite.
Gjakova ka qenë gjithmonë qytet i punës, mjeshtërisë dhe krenarisë qytetare. Sot, më shumë se kurrë, ka nevojë për vizion, investim dhe përkushtim; jo vetëm fjalë.
Ju faleminderit për pritjen dhe debatet e hapura!
