Lajme

Abdullahu: Marrja e vizave ia zgjati jetën Qeverisë Kurti

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka thënë se marrja e vizave i ka zgjatur jetën Qeverisë Kurti dhe se pakënaqësitë nga kjo Qeveri  tregohen rrugëve të Evropës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ai është shprehur se nëse kjo Qeveri nuk humb më 9 shkurt, dëmet do jenë më të mëdha dhe kjo pakënaqësi do të kthehet në revoltë.

“Marrja e vizave ja ka zgjat jetën Qeverisë Kurti. Pakënaqësit e grumbulluara nga dështimet dhe zhgënjimet për 4-5 vite nga kjo qeveri janë zbrazur rrugëve të Evropës. Një pjesë shumë e madhe janë larguar për një jetë më të mirë, sepse këtu në Kosovë u është ofru jetë e keqe. Nëse nuk humb me 9 shkurt kjo Qeveri (zot mos e bo) kjo pakënaqësi do të grumbullohet përsëri, larg më revoltuese. Ato lehtë do të kthehen në protesta të mëdha sociale dhe jo vetëm, për ta ndalur mashtrimin të vazhdoj qeverisjen përsëri”, tha Abdullahu.

Ai gjithashtu shtoi se “Dëmet mund të jenë të mëdha. Prandaj në kohën e duhur votën e duhur. Me 9 shkurt, me kismet, kundër populizmit”.