Autoritetet e turizmit kanë udhëzuar të gjitha hotelet që të zgjasin qëndrimin e turistëve të cilët nuk mund të largohen nga vendi për shkak të situatës në Lindjen e Mesme.
Sipas njoftimit të Departamentit të Kulturës dhe Turizmit në Abu Dhabi, kostot shtesë të akomodimit për këta turistë do të mbulohen nga shteti.
Vendimi synon të garantojë sigurinë dhe qëndrimin e vizitorëve të bllokuar për shkak të zhvillimeve të fundit në rajon.
/tiranapost
