Lajme

Abuzimi sek*ual ndaj 16-vjeçares në Korçë/ “I thash do të ngelet në derë”, xhaxhai i Marsel Baçit: E kishte të dashur..

Pas arrestimit të dy personave në Korçë, nën dyshimin se kanë abuzuar seksualisht me një 16- vjeçare, kanë reaguar edhe familjarë të tyre.

Xhaxhai i Marselit Baçi, njërit prej të arrestuarve, ka hedhur akuza të rënda ndaj të miturës, duke thënë se nipi i tij e ka dashur dhe se nuk e ka shfrytëzuar.

“Nipin ma mori në qafë 41 vjeçari Selam Hyka, ai e njohu me çupën. Marseli e kishte të dashur. Familjarët kanë shkuar në Leminot të ballafaqohen me nënën e çupës të tërheqë akuzat. Unë e kam nip. Marseli kishte vajtur në Leminot, kishte pirë, e kishte të dashur dhe e donte. Këta paskan hapur llafe dhe e kanë bërë shitës, ai nuk është ashtu, është djalë i mirë, i sjellshëm, as nuk është ngatërruar asnjëherë.

Ajo është një budallaçkë, kishte mbi 10 njerëz që i shkonin asaj. Ajo kishte edhe ditëlindjen, djali i shpuri dhurata, ata ishin të dashur, tani ajo, e ëma ja bëri, çupën nuk e la të fliste fare. E ëma e kishte denoncuar në Maliq dhe e kishte bërë shitës. Kishin 1 vit që njiheshin. Kanë shkuar e ëma dhe i vëllai në Leminot për t’u sqaruar me nënën e 16 vjeçares, të heqin denoncimin. Edhe vajza në Leminot është.

Edhe ne u paraqitëm në Korçë, folëm edhe me avokatin, ne s’kemi as lekë për t’i shkuar gjërave deri në fund. Ne e dinim si histori, e donte atë. Na erdhi policia dje, kërkoi djalin dhe e mori, ai ishte edhe i pirë. Me 41-vjeçarin Selam Hyka kishte njohje, është nga fshati i çupës nga Leminoti. Ai e mori më qafë djalin, ai e njihte vajzën njohu dhe djalin me të.

Unë i thoja shumë herë mos shko se do të ngelë në derë, por nuk më dëgjoi. Nuk më pyeti. Në shtëpi nuk e kishte sjellë asnjëherë, as nuk ja vlente ta sillte, ishte budallaçkë. Se si u ngatërruar ai me të se di. Nipi 26 ajo 15, nuk ja vlente, ja si e ngatërroi. Akuza është shumë e rëndë. Nuk është nipi im për atë punë. Nuk ja vlen me të”, deklaron ai.