Lajme

Ab*uzimi s**sual i të miturës në Maliq/ Familja e autorit mohon akuzat: “E kanë bërë për inat”. Të afërmit e vajzës në gjendje të rënduar: Të dënohet

Pas denoncimit të vajzës në prani të prindërve dhe psikologut, është bërë ekspertiza mjeko ligjore për të vërtetuar abuzimin seksual. Burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se vepra penale e “kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur” është konsumuar.

Ndërsa autori ndodhet ende në arrati, ato që kanë folur jashtë kamerave kanë qenë nëna dhe bashkëshortja e tij, të cilat e mohojnë në mënyrë kategorike përfshirjen e familjarit të tyre në këtë rast.

“Nuk ndodhesha në shtëpi për dy ditë pasi më lindi motra. Më erdhi policia në shtëpi dje por nuk më thanë asgjë se për çfarë bëhet fjalë. Më pyetën vetëm për Edisonin, por unë nuk kam mundur të komunikoj me të. E mora vesh nga lajmet akuzën. Nuk ka shanse të jetë e vërtetë. Dyshoj që mund të jetë ndonjë çështje inati. Në dijeninë time, nuk ka ndodhur asnjëherë konflikt me familjen e vajzës, madje vajza dhe motra e saj vinin shpesh dhe këtu tek puna e Edisonit, më thërrisnin “teta”. Bashkëshorti im është njeri i rregullt, familjar, kemi 13 vite bashkë dhe tre fëmijë”, është shprehur bashkëshortja.

Nëna e Edison Shemes tregon marrëdhënien që kishin me familjen e vajzës.

“Babai i vajzës ishtë shok i ngushtë me djalin tjetër që kam në Greqi. Kjo që na është bërë ne, është për shkak të konkurrencës sepse djemtë e mi janë shumë punëtorë”, tha e ëma.

Nga ana tjetër, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike që ndodhet babai i vajzës, jashtë kamerave kanë reaguar edhe vëllezërit e tij (xhaxhallarët e të miturës).

“Rastin e morëm vesh nëpërmjet televizioneve. Nuk dinim asnjë gjë, sepse edhe vëllai nuk na ka thënë. Vumë re që dje nuk ishte fare në stallë familja e vëllait, as në shtëpi, dhe na ra në sy që mund të kishte diçka. Nuk kemi folur me vëllain, sot kishte ardhur në mëngjes tek stalla dhe iku pa na folur. Edisoni duhet të dënohet për këtë që ka bërë, nuk e besojmë dot dhe nuk na e merrte mendja të arrinte deri këtu”.

Magazina në të cilën dyshohet se Edison Sheme kryente marrëdhënie seksuale me të miturën, ndodhet ngjitur me stallën ku familja e vajzës mbante bagëtitë. Prokuroria ka sekuestruar serverin e kamerave të vendosura në ambientin e brendshëm dhe të jashtëm të magazinës të cilat do të hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë.