ShowBizzz

Adele ndalon performancën në Las Vegas për të ndihmuar një fans që po ngacmohej nga një roje sigurie

Adele ndaloi një shfaqje në rezidencën e saj në Las Vegas këtë javë për të mbrojtur një fanse nga rojet e sigurisë.

Megjithatë, duke vërejtur që diçka nuk ishte në rregull, këngëtarja ndaloi performancën e saj të “Water Under the Bridge” për të komunikuar me një roje sigurie.

“A mund të ndalemi një minutë?”, tha ajo në mikrofon, duke mbajtur dorën lart, shkruan Bilboard.

“Çfarë po ndodh me atë të riun atje?”, pyeti Adele, duke shkuar në skaj të skenës dhe duke treguar fansin.

Pasi identifikoi fansin, ajo i tha sigurimit: “Pse po e shqetësoni? Mund ta lini vetëm të lutem?”

Më falni djema”, i tha Adele turmës përpara se të vazhdonte shfaqjen. “Ai është shqetësuar gjatë gjithë shfaqjes nga sigurimi dhe njerëzit e tjerë të ulur pas tij. Ai është këtu për t’u argëtuar, mirë? Të gjithë jeni këtu për t’u argëtuar.”