Adele ka dhënë së fundmi një intervistë për “The Hollywood Reporter”, ku ndër të tjera ka folur edhe për fuqizimin e femrave në këtë fushë, teksa nuk ngroi të pranojë privilegjin e qenit një grua e bardhë.
“Më shumë se çdo gjë, është thjesht të jesh vetvetja”, tha ajo. “Kjo është një nga arsyet që unë kam qenë kaq me fat me karrierën time, përtej faktit të qartë se unë jam një grua e bardhë në muzikë”.
Këngëtarja e “Hello” tha se ajo gjithashtu ka qenë në gjendje të ketë një kontroll mbi karrierën e saj, “Unë mendoj se njerëzit janë shumë të frikësuar nga unë dhe ata kanë qenë të tillë që kur isha 18 vjeçe”.
Nuk e di se çfarë është e gabuar, mendoj se nuk ka vend për negociata kur bëhet fjalë për atë që dua të bëj dhe si dua ta bëj. Dhe kështu ka qenë gjithmonë. Mendoj se kjo duket në intervistat e mia”, u shpreh ajo.
“Nuk do të them se kush janë ato, shoh shumë vajza, këngëtare të reja, kontaktoj me to, sepse askush nuk e bëri këtë me mua, askush nuk më dha këshilla se si të mbijetoja, në çfarëdo mënyre. Kështu që unë i thërras dhe pimë pak verë dhe bisedoj me to”, përfundoi këngëtarja.