ShowBizzz

Adelina Tahiri feston ditëlindjen kështu e uron vetën

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ka festuar sot ditëlindjen e saj, duke ndarë me ndjekësit një moment të veçantë në rrjetet sociale.

“Edhe 100 për MUA❤️”, ka shkruar ajo krahas një fotografie ku shfaqet tejet elegante, shkruan Kosovarja.

E veshur me një fustan që thekson linjat e saj dhe me detaje luksoze, Adelina ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave. Pamjen e ka kompletuar me grim të kuruar dhe aksesorë të rafinuar, duke dëshmuar edhe një herë stilin e saj të veçantë.

Urimet për këngëtaren nuk kanë munguar, ku miq, kolegë dhe ndjekës të shumtë i kanë uruar jetë të gjatë dhe suksese të mëtejshme.

Të Ngjashme