ShowBizzz

Adelina Tahiri ndahet nga bashkëshorti?! Këngëtarja tregon vendimin për martesën

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri është përfolur shumë në medien rozë sa i përket  martesës dhe marrëdhënies së  saj me bashkëshortin. Ajo u ndal edhe te presioni që ka ndierë nga mediat të cilat kanë shkruar për martesën e saj me biznesmenin nga Maqedonia e Veriut, ndërsa thotë se tashmë ka marrë një vendim.

Ndërkohë, ajo ka kohë që nuk publikon imazhe me bashkëshortin, por vetëm me djalin, çka ka shtuar dyshimet për një ndarje të mundshme mes çiftit.

Teksa ka qenë sot e ftuar tek “Rudina” në Klan Tv, këngëtarja nuk ka preferuar që të japë më shumë detaje për raportet që ka më bashkëshortin, por ka theksuar se: “mendoj se është më e mira edhe për rrethanat ku jemi, dhe për mua, dhe për djalin tim, edhe për atë.”

Pjesë nga intervista:

Adelina Tahiri: Të them sinqerisht, për arsye të të gjitha këtyre gjërave, çfarëdo që më ka ndodhur në jetën time unë kam vendosur jetën time mos ta diskutoj asnjë lloj mënyre për asnjë lloj gjëje më të vogël sepse gjithmonë mediat i kalojnë në një anë tjetër dhe çdo diskutim dhe çdo deklaratë që unë jap për çfarëdolloj mënyre, keqtrajtohet, shkruhet dhe bëhen pafund pyetje, njerëz që nuk më  kanë shkruar me vite se si je janë kureshtarë për relatacionin, marrëdhënien…

Rudina Magjistari: E vërtetë. Por unë dua të them një gjë, që ti je nga të paktat që ke folur gjithnjë shumë hapur, ke pasur një lloj lirshmërie.

Adelina Tahiri: Është e vërtetë. Tani flas zyrtarisht.

Rudina Magjistari: Jeni mirë, ka rëndësi që jeni mirë të paktën?

Adelina Tahiri: Nuk dua të jap asnjë lloj komenti.

Rudina Magjistari: Në rregull, paska ndryshuar Adelina, ka marrë një vendim në jetën e saj. Është zgjedhja jote, pa diskutim.

Adelina Tahiri: Mendoj sinqerisht, unë e respektoj të drejtën  e çdo njeriu por mendoj se është më e mira edhe për rrethanat ku jemi, dhe për mua, dhe për djalin tim, edhe për atë.


NewsBomb