ShowBizzz

Adelina Tahiri ‘përshëndetet ‘ me garderobén e çantat luksoze

Adelina “spastron” garderobën, çka ndodh me to?

Në prag të pushimeve të radhës verore, këngëtarja Adelina Tahiri duket se është marrë me sistemimin e dollapëve me rroba e çanta.

Me një pjesë të konsiderueshme të këtyre të fundit, secila më e shtrenjtë e më luksoze se tjetra, ajo është “përshëndetur”.

Përmes Instagramit, këngëtarja ka ndarë shumë nga koleksioni i saj i çantave nën mbishkrimin: “Bye bye”.

Me gjasë e ndikuar nga pyetjet e panumërta të fansave, në një postim tjetër ajo ka sqaruar se çantat nuk i shet, mirëpo i dërgon në “pushim”.

Se çka nënkupton kjo, e di më së miri vetë Adelina.

Kujtojmë se këngëtarja prej muajsh përflitet për ftohje të raportit bashkëshortor.

Përkundër faktit që në disa paraqitje në Tiranë ajo krizën me Serjoza Markov e ka konsideruar si diçka që ka kaluar, prej kohësh në rrjete sociale ajo nuk është shfaqur me partnerin e saj, avokatin e njohur maqedonas.