Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt ka thënë se aktgjykimi dënues ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, vërteton atë çfarë ata si familje kanë thënë.
Ai në një deklarim për media pas aktgjykimit tha se vendimi i gjykatës shkon për Liridonën dhe fëmijët e saj.
“Ajo çfarë është vërtetuar sot është ajo që kemi thënë , se Naimi së bashku me Kushtrimin, duke zgjedhur Granitin si vrasës e kanë organizuar këtë krim. Ky vendim sot nuk shkon vetëm për ne, shkon për Liridonën dhe fëmijët e saj që nuk do ta shohin nënën e tyre përjetësisht. Ky dënim duhet të jetë edhe një mësim për gjithë ata që mundohen apo krijojnë mundësi që të bajun një krim të tillë”, tha ai.
Për rastin ka folur avokati i familjes Ademaj, i cili ka njoftuar se do ta apelojnë vendimin për Kokallën.
“Sot drejtësia foli, do të bëjmë ankësë për vendmin ndaj Kushtrim Kokallës, ka qenë një proces i ngarkuar, i falëmderojmë të gjithë për mbështetjen, procesi ka qenë i ngarkuar, ne po ashtu i falenderojmë hetuesit e këtij rasti”, ka thënë Leutrim Syla, avokati i famlijes Ademaj. /teve1.info/
